-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Polonia me paraIajmërim ndaj Putinit: Nëse ia mësyni Varshavës, përbaIIeni me 40 milionë poIakë

Rekomandime

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin se trupat e tij do të përballen me 40 milionë polakë duke qëndruar “me armë në dorë në mbrojtje të atdheut të tyre” nëse ata ia mësynë pushtimin e Varshavës, shkruan NEXTA.

“Nëse Rusia synon sulmimin e Polonisë, Rusia duhet ta di, Kremlini duhet ta di se në Poloni janë 40 milionë polakë të gatshëm për të qëndruar me armë në duar për ta mbrojtur atdheun e tyre”, tha lideri polak.

- Advertisement -

Ai pretendoi se periudha e gjatë e paqes ka përfunduar, me gjasë për shumë vite, si rezultat i pushtimit të pamëshirshëm dhe të paprovokuar rus të Ukrainës.

Me fillimin e pushtimit rus të shtetit fqinj të Ukrainës, Polonia ka njoftuar për planet për ta rritur ndjeshëm buxhetin e saj për mbrojtje, me zëvendës-kryeministrin e vendit, Jaroslaw Kacztynski që kishte thënë në parlament se qeveria do të shpenzojë 3% të GDP-së për mbrojtje deri në vitin 2023.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit