Lëvizja “Vetëvendosja” ka reaguar pas votimit në parim Projektligji për pagën minimale
“Paga minimale rritet në 264 euro.
Me 68 vota PËR, 0 kundër dhe 6 Abstenime, pas 11 vjetëve në Kuvendin e Kosovës sot u votua rritja e pagës minimale në Kosovë ashtu siç kishim premtuar si Lëvizje VETËVENDOSJE!.
Nga 130 euro e 170 euro në 264 euro për të gjithë.
Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%
Për punëtorët deri në 65 vjeç rritje e pagës minimale për 55%. Urime”, thuhet në njoftimin e LVV-së.