2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shkak Donjeta e Kosovës, mediumi serb ndal transmetimin për disa minuta

Rekomandime

Donjeta Sadiku në kategorinë – 60 kg ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Budvë të Malit të Zi.

Një gjest primitiv i televizionit serb ‘Arena Fight’, duke dëshmuar edhe një herë urrejtjen ndaj shqiptarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Duke dëshmuar edhe një herë se nuk mund ta durojnë suksesin e Republikës së Kosovës.

Duke dëshmuar edhe një herë se suksesi i Donjetës i ka shokuar.

Përgjegjësi për media në Komitetin Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka shkruar në profilin e tij për skandalin e mediumit serb që është ekskluzivisht për sporte luftarake.

- Advertisement -

“Kanali serb ‘Arena Fight’, që transmetohet në platformat tona televizive, transmetoi drejtpërdrejt Kampionatin Evropian të boksit për femra Budva 2022, ku boksierja jonë, Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e bronztë.

Pikërisht kur Donjeta boksonte, kanali në fjalë ndalte komplet transmetimin, duke e zëvendësuar me marketing! E njëjta ndodhi edhe gjatë ceremonisë së medaljeve!!!”, ka shkruar Krasniqi.

- Advertisement -

Ndërkaq, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, tha se është e vërtetë. “Po, kjo la ndodhur.

Më ka treguar Mehmet Bogujevci, i cili ka qenë duke e përcjell përmes kanalit televiziv”, thotë Demolli për gazetën kombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit