Arbër Xhekaj është bërë hero i ekipit të tij në Kanada.
Jo për faktin se është lojtar shumë i mirë, por për përleshjen e fundit që e pati.
Hokeisti kosovar i qëroi hesapet me një hokeist famëkeq, i cili gjatë karrierës i kishte rrahur plot 36 kundërshtarë.
Por, këtë radhë 31 vjeçarit Zakc Kassian i hasi sharra në gozhdë, pasi u përball me një kundërshtar të fuqishëm si 21 vjeçari nga Kosova.
Xhekaj e rrahu Kassianin në fillim të karrierës së tij, respektivisht pas vetëm pesë ndeshjesh në ligën e fortë, NHL, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
Hokeisti kosovar e grushtoi disa herë kundërshtarin dhe më pas e përplasi për akulli, me ç’rast e mori duartrokitjen dhe mbështetjen nga publiku i pranishëm në sallën e Montrealit, në ligën më të fortë në botë të hokejit mbi akull.
Xhekaj është i biri i një kosovari të larguar nga vendi ynë për në Ontario në vitet e 90-ta dhe nëna e tij është çeke.
Deri së fundmi ai ishte pjesë e juniorëve, ndërsa tash ka debutuar me ekipin e parë.