3.3 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Dalin detaje të reja për kthimin e Bislimit, Janjiq: Provokimet filluan nga Merdarja

Rekomandime

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u kthy mbrapsht 100 kilometra para se të arrinte në Beograd, ku ishte i ftuar në një konferencë rajonale. Organizatori i ngjarjes, Dushan Janjiq, ka dhënë detaje se si ndodhi kthimi i zyrtarit më të lartë kosovar që do ta vizitonte Beogradin. Janjiq thotë se ndërlikimet për Bislimin u paraqiten që në kufirin e Merdares.

- Advertisement -

Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u kthye mbrapsht nga Policia serbe, pak para se ai të arrinte në Beograd, ku do të merrte pjesë në disa panele diskutimesh.

Gjithashtu, Janjiq ka thënë se ka pasur ndërlikime edhe gjatë kalimit të kufirit në Merdare.

Organizatori i ngjarjes ku do të merrte pjesë Bislimi, ka thënë se “është bërë gjithçka që është dashur sipas marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve të Serbisë”.

- Advertisement -

Janjiq ka thënë se shpjegimi zyrtar i dhënë nga autoritetet serbe është se “nuk kanë mundur ta garantojnë sigurinë e Bislimit”, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, përkundër këtyre informatave, Janjiq thotë se Bislimin e kanë ndalur edhe në Merdare, për të rishikuar nëse takimi është regjistruar.

- Advertisement -

Organizatori i ngjarjes thotë se të gjitha autoritetet relevante kanë qenë të njoftuara shumë më herët për forumin dhe se vetëm sot është lajmëruar se

“Unë mendoj që kjo con një mesazh të keq, që nuk mund ta garantojmë sigurinë e një personi, që erdhi të flasë për perspektivën evropiane të rajonit”, thotë Janjiq për “Danas”.

Për vizitën e Bislimit në Beograd kishte njoftuar dje Zyra e Kryeministrit Albin Kurti. Në njoftimin e ZKM-së, ishte sqaruar se Bislimi do të merrte pjesë në disa diskutime për perspektiven evropiane dhe për raportet Kosovë – Serbi.

Ekziston një marrëveshje e nënshkruar në Bruksel, sipas së cilës, zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë marrin paraprakisht leje, para se të hyjnë në shtetin tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit