Sot ka nisur testimi i radhës i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës.
Testimi do të vazhdojë deri të dielën, por me të nisur ka shkaktuar kaos të madh në komunikacion.
Mëngjesin e sotëm është vërejtur tollovi e madhe në kryeqytet duke u krijuar shumë kolona veturash.
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.