4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mjeku që u bë viral në rrjet rrëfehet për Insajderin: Babai ma la amanet, prandaj punoj pa pagesë

Rekomandime

Mjeku Armend Rexhepi nga Gjilani është bërë “hit” në Kosovë. Kjo për shkak të një mesazhi që e kishte vënë në xhamin prapa veturë. Rexhepi, ka ofruar ndihmë mjekësore për personat në nevojë pa pagesë.

- Advertisement -

I kontaktuar nga Insajderi, Rexhepi tha se këtë veprimtari e kishte amanet nga babai dhe nga një premtim që ia kishte bërë vetes sa ishte absolvent në mjekësi.

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë

Momenti brilant e aterimit të aeroplanit nga stadiumi në Dobrajë gjatë nde…

- Advertisement -

Gjatë përfundimit të studimeve, bashkëshortja e Rexhepit e cila ishte shtatzënë, përjetoi komplikime gjatë lindjes.

Premtimi që mjeku kosovar lidhi me veten ishte se “në rast se gjithçka shkon mirë në lindjen e fëmiut të tij,për 4 muaj të punoi pa para”.

- Advertisement -

“Si porosi e kam nga prindi, ndjesë pastë. Kur kam qene absolvent bashkëshortja ka pas komplikim, në lindjen e pare, i kam thënë vetes nëse me shpëtojnë kam me punu pa pare kur të diplomoj për 4 muaj, të dytë shpëtuan nga problemi dhe 8 muaj kam punu pa pare në Viti, pastaj prindi ma la porosi me ju ndihmu njerëzve të cilët kanë nevoje e janë keq ekonomikisht”, tha Rexhepi për Insajderin.

Rexhepi tha se qysh nga dita që e ka vendosur mesazhin në xhamin e veturës, qytetarë të shumtë e kanë kontaktuar atë dhe i kanë drejtuar pyetje rreth shëndetësisë apo konsultime me të.

“Prej 6 muajsh e kam atë mesazh në veturë. Ka pas shumë pacient, më shkruajnë çdo ditë. Disa për të më falënderuar, disa edhe për pyetje që kanë rreth shendësisë konsultë për analiza, për pyetje rreth tensionit apo të tilla”, tha Rexhepi për Insajderin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit