-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Këshilltari i Presidentes tregon arsyen pse ajo u operua në spital privat

Rekomandime

Sipas këshilltarit për media të Presidentes, Bekim Kupina arsyeja pse Presidentja Vjosa Osmani është operuar në spitalin “Aloka” është ngase axha i Presidentes, kirurgu dr. Eshref Osmani është i angazhuar në këtë spital dhe ka qenë në përcjellje të gjendjes shëndetësore të Presidentes për një kohë gjatë.

- Advertisement -

“I njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes kirurgjike”, ka thënë Kupina në një përgjigje për Kallxo.com

Ai ka thënë se doktor Osmani deri në pensionim ka punuar në QKUK, dhe ka një përvojë kirurgjike mbi 40 vjeçare.

“I njëjti e ka përcjellë me vite të tëra gjendjen shëndetësore të Presidentes, dhe për rrjedhojë nën këshillimin dhe mbikëqyrjen mjekësore të Dr. Osmanit është realizuar intervenimi kirurgjik në spitalin “Aloka”, meqë për shkak të pensionimit ai nuk punon më në QKUK. Ndërhyrja kirurgjike është realizuar në institucion shëndetësor të licencuar, i cili e ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nga mjekët dhe stafi ndihmës vendor”, ka thënë tutje ai.

- Advertisement -

Kupina ka thënë se gjendja shëndetësore e presidentes pas ndërhyrjes është stabile. Sipas tij, ajo vazhdon trajtimin në spital.

“Gjendja shëndetësore e Presidentes Osmani pas ndërhyrjes është shumë e mirë dhe ajo vazhdon trajtimin post operativ në spitalin e njëjtë. Presidentja pritet ta vazhdoj rikuperimin në banesën e saj në Prishtinë pasi mjekët të lirojnë atë nga kujdesi spitalor”, ka deklaruar ai për kallxo.com

- Advertisement -

Bekina ka sqaruar se Presidentja Osmani i është rikthyer ushtrimit të detyrave kushtetuese të saj,

“…ndaj sot ka emëruar 27 anëtarët e rinj të të gjitha komuniteteve të Këshillit Konsultativ për Komunitete në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës. Po ashtu, gjatë ditës, Presidentja Osmani ka qenë në kontakt me institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit për sa i përket rendit dhe sigurisë në vend, si dhe me institucionet e tjera për temat dhe zhvillimet aktuale”, ka thënë ai.

Presidentja Osmani është kritikuar për trajtimin e saj në spital privat, për një ndërhyrje kirurgjike që në QKUK, kryhet me sukses absolut. Përveç shumë qytetarëve, ndaj Osmanit sot ka reaguar edhe kolegjiumi i kirurgëve të QKUK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit