7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Stop ekspozimit në media të familjeve të vrafra dhe të goditura nga tragjeditë, po i vrisni për së dyti

Rekomandime

Tashmë është një traditë bizare e mediave kosovare që në rast të ndonjë tragjedie shkojnë dhe ia ekspozojnë si kryresit të vepres, ashtu edhe viktimës komplet rrethin familjar. Foli djali, foli vajza, babai, dhëndrri, ky ai,… të gjithë të ekspozuar duke folur për secilin rast. Kjo është vrasje, sidomos e fëmijëve të vegjël, të cilët tan jetën e tyre kanë me qënë të ekspozuar ndaj rastit.

- Advertisement -

A nuk mjafton që tragjedia ka ndodhur. A nuk mjafton me folë për këtë organet e rendit, të drejtësisë, ekspertët që e vizitojnë vendin e ngjarjes, dëshmitarët? Pse duhet të mënipublohet me ndjenjat e familjarëve të goditur nga raste të tmerrshme.

Edhe më keq, pikërisht të njëjtat media janë duke vepruar ndaj rasteve të familjeve të varfëra. Nëse dikush i ndihmon, shkojnë të gjithë për ta ekspozuar atë ndihmë në televizor. Për më tepër, kujdesën që ti intervistojnë edhe fëmijët e vegjël. Kjo nuk është ndihmë, por vrasje e ardhmërisë së tyre. Ata gjatë gjithë jetës kanë me u shiku si njerëz të dorës së dytë, të varfër, që mbijetësën e kanë siguruar nga lëmosha. Bulizimi është i skajshëm.

Pse duhet ti marrësh tupanat për ta ndohmuar dikë. Ndihmoji pa zhurmë, nëse do vërtetë ti ndihmosh. Nëse do të krekosesh si gjel, zgjedh metoda tjera, jo duke ia vrarë për së gjalli shpirtin dhe ardhmërinë e fëmijëve të atij që i ndihmon. Ajo, pos që është e rëndë, është edhe e neveritshme.

- Advertisement -

Stop ekspozimit në media të familjeve të prekura nga tragjeditë dhe nga fukarallëku. Mos i vrisni edhe më tepër! (Editorial nga Kosova ime)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit