-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ushtarët rusë rebelohen ndaj gjeneralit: I paaftë, po na çon si ‘mish për top’

Rekomandime

Mediat perëndimore raportojnë se në radhët e ushtrisë së Vladimir Putin kanë nisur të shfaqen ‘rebelimet’ e para, ku ushtarakë akuzojnë kreun e Kremlinit se i ka dërguar si mish për top.

- Advertisement -

Në një letër të bërë publike që mendohet se e kanë shkruar një grup marinsash rusë, trupat akuzojnë gjeneralët se me paaftësinë e tyre i kanë drejtuar drejt masakrës, ku në vetëm pak ditë 300 ushtarë u vranë nga forcat vendase.

Ata gjithashtu kërkojnë që presidenti Putin të informohet për luftimet në Pavlivka dhe të ngrejë një komision të pavarur për të hetuar ngjarjen.

Më tej, në letër shkruhet se dhjetëra komandant rusë fshihen në Donetsk dhe nuk raportojnë humbjet e vërteta në fushëbetejë pasi kanë frikë se do të dënohen.

- Advertisement -

Gjeneral-major Kirill Kulakov, 53 vjeç, u përball me thirrjet “ik nga këtu”, “turp për ty” dhe “poshtë regjimi i Putinit” ndërsa mijëra burra të mobilizuar iu bashkuan një proteste në bazën e tyre të stërvitjes në qytetin e Kazanit.

- Advertisement -

Ushtarët që udhëhoqën rebelimin u thanë eprorëve se nuk mund të luftonin sepse kishin javë të tëra që ushqeheshin me racione të pakta dhe tani do të dërgoheshin në betejë me mitraloza e ndryshkur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit