10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Arben Gashi kërkon që ta nxjerrin nga salla e Kuvendit Albulena Haxhiun

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi, derisa ka kritikuar kryeministrin Kurti se po e rrezikon partneritetin me SHBA-në, ka pasë një përplasje me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilës i tha të “mos bënte zhurmë”.

“Albulena, mos bëjë zhurmë prapa, jam duke mbajtur diskutim. Albulena, mundem me ta ndal zhurmën fjalën. Kryetar, krijoji kushtet të mbahet seanca”, tha Gashi.

- Advertisement -

Ai tha se kryesuesja e Kuvendit është dashur që ta nxjerrë jashtë ministren, raporton Gazeta Express.

“E kuptoj frustrimin e qeverisë, por s’e kuptoj gjuhën e ministres dhe fjalët që i përdor nga prapa. Kryesuesja duhet ta largonte nga seanca, por s’po e bën në rregull është”.

Gashi tha se “sado që bëni zhurmë pak do të jetë përballë argumentit”, derisa shtoi se nga Kuvendi sot i drejtohen kryeministrit dhe qytetarëve që LDK qëndron fuqishëm në mbrojtje të tërësisë territoriale.

- Advertisement -

Shefi i GP të LDK-së tha se Qeveria Kurti e kishte rrezikuar partneritetin me SHBA-në edhe kur ishte në koalicion, por se atëherë “kishin marrë veprimet”.

Gashi përmendi edhe fjalimin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, e cila iu drejtua edhe në serbisht qytetarëve serbë.

- Advertisement -

“Ne e dëgjuam shefen e GP të VV që foli serbisht, që ndoshta e ka menduar edhe serbisht, por veprimet dhe pasojat janë të gabuara për institucionet e Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit