1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Muriqi: Trajneri ka të drejtë, jam shumë i shëmtuar – mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë

Rekomandime

Mallorca e ka mposhtur mbrëmë Atletico Madridin me rezultat 1-0 në “Son Moix”.

Fitorja skuadrës i erdhi nga kosovari, apo siç po njihet në Majorkë “pirati” Vedat Muriqi, i cili shënoi në pjesën e parë, që është edhe goli i tij i tetë në sezon – duke u bërë kështu golashënuesi i dytë më i mirë në ligë deri më tani.

- Advertisement -

Sulmuesi kosovar pas ndeshjes zhvilloi një intervistë për radion “Radioestadio” dhe sqaroi nofkën e tij: “Më thërrasin pirat, për këtë arsye edhe festoj kështu”.

Ai po pëlqehet shumë në klubin e tij Mallorca, por thekson se “nuk mendoj se jam ende një idhull, kam shtatë muaj që jam në Mallorca, por shpresoj ta përmbyll karrierën time këtu dhe të them se kam qenë idhull i këtij hobi”.

“Ende nuk i kam mbërritur nivelet e Etoos apo Webós”, thotë ai më tej.

- Advertisement -

Ndërkaq, Muriqi foli edhe për deklaratat e trajnerit të tij, i cili tha se “Muriqi është i shëmtuar, por lojtar shumë i mirë”. “Aguirre ka të drejtë, jam shumë i shëmtuar, por jam edhe pak aktraktiv, apo jo? Mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë”, bëri shaka ai.

Intervista vazhdoi të bëhej më serioze, kur folën për Kosovën e shkatërruar nga lufta. Muriqi sqaroi se ai ka punuar si kamarier në një restorant në Kosovë sa ishte i ri. “Në Kosovë, fëmijët fillojnë të punojnë nga mosha 9-vjeçare”.

- Advertisement -

Ai më pas u pyet edhe për luftën në Ukrainë, përvojë të cilën e kishte përjetuar edhe vetë.

Ai tha se “gjërat që kam parë unë, janë të çmendura, nuk duhet t’i shohë askush ato, asnjë njeri, e lëre më fëmijë”.

“Shpresoj që e gjithë bota të mund të jetojë në paqe”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit