2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

FIFA-s i kërkohet që të përjashtojë Iranin nga Botërori dhe Ukraina të zë vendin e tyre

Rekomandime

IFA po përballet me thirrjet për të përjashtuar Iranin nga Kampionati Botëror “Katar 2022” dhe për t’ia dorëzuar vendin e tyre Ukrainës.

Irani është shortuar në Grupin B të Botërorit, bashkë me Anglinë, Uellsin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Në fillim të këtij muaji, grupi i të drejtave të njeriut “Open Stadiums” i bëri thirrje FIFA-s të ndalojë pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin e këtij viti shkaku i trajtimit që i bëhet grave në këtë shtet.

Kjo kërkesë erdhi pasi protestave në Iran për për vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila vdiq derisa ishte në paraburgim në fillim të këtij muaji.

Qeveria iraniane është kritikuar gjithashtu ashpër për mbështetjen e agresionit rus mbi Ukrainën.

- Advertisement -

Klubi i njohur ukrainas, Shakhtar Donetsk, i ka bërë thirrje FIFA-s dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që menjëherë të ndalojnë Kombëtaren e Iranit të luajë në Kampionat Botëror.

Ky do të jetë një vendim i drejtë që duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës ndaj një regjimi që vret njerëzit e tij më të mirë dhe ndihmon në vrasjen e ukrainasve.

- Advertisement -

Vendin e lirë duhet ta zërë Kombëtarja e Ukrainës, e cila dëshmoi se është e denjë për pjesëmarrje me kushte të pabarabarta me kombëtaret e tjera gjatë ‘play-off’-it, ata luajtën me zemër.

Lehtësimi i pjesëmarrjes së terroristëve është politikë. Është koha për t’i dhënë fund një politike të tillë”, thuhet mes tjerash në kërkesën e presidentit të gjigantit të futbollit nga Ukraina, Sergei Palkin.

Kujtojmë se Kampionati Botëror “Katar 2022” do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit