1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ischinger tregon detaje të bisedimeve të 2007-ës: Rusët pranuan “jo”-në e Serbisë, ata do të bllokonin përsëri

Rekomandime

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Washington, Wolfgang Ischinger, në intervistën e dhënë për Pressing ka rikujtuar edhe kohën e negociatave të asaj që është njohur si “Trojka”.

Ischinger ka thënë se përpjekja e Ahtisarit s’ka qenë plotësisht Perëndimore, meqë edhe Rusia ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive dhe të plotë. Ai ka thënë se përpjekje e Ahtisarit dështoi meqë Rusia ka refuzuar atë në Këshill të Sigurimit.

- Advertisement -

Ai thotë se Rusia më pas ka qenë pjesë aktive edhe gjatë asaj që është njohur si Trojka përmes ambasadorit Alexander Botsan Kharchenko.
Ischinger thotë se Kharchenko ka qenë një anëtar i mirë i ekipit, megjithatë thotë se kur ishte shfaqur mundësia për gjetjen e një zgjidhjeje, Rusia kishte pranuar “JO”-në e Serbisë për propozimet që ishin dhënë në tavolinë, përfshirë edhe modelin gjermano-gjerman.

Ischinger thotë se Rusia ka përgjegjësi të madhe për dështimin e përpjekje në arritjen e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mirë para se gjithash mendoj që është e rëndësishme të rikujtohet që përpjekja e Ahtisarit ishte bërë për shumë vite me pjesëmarrje të plotë dhe përfshirjes së Federatës Ruse. Nuk ishte një përpjekje Perëndimore, ishte një përpjekje gjithëpërfshirëse. Dështoi të pranohet në Nju Jork në Këshillin e Sigurimit shkaku i kundërshtimeve ruse që është për keqardhje, sepse ata kanë qenë të përfshirë gjatë gjithë kohës në negociatat e Ahtisarit. Pastaj si përpjekje e fundit, koha e Trojkës, dhe Rusia përsëri si anëtare e plotë Trojkës. Dhe dua të them që në përpjekjen 6 mujore të Trojkës, delegati rus, ambasadori Botsan Kharchenko ishte një anëtar i mirë i ekipit, për mua dhe për ambasadorin Frank ëisner të ShBA-së. Por kur erdhëm tek një mundësi për të zgjidhur vështirësitë e asaj kohe e që vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot, ishte përsëri Rusia që refuzoi të ecë përpara. Rusia pranoi “Jo”-në që u tha nga Beogradi kundër gjithë propozimeve që ne kishim vendosur në tavolinë, përfshirë edhe marrëveshjen gjermano-gjermane. Unë mendoj që Rusia, më vjen keq ta them por Rusia ka një përgjegjësi të madhe për faktin që ne s’kemi qenë të aftë që bashkë me Rusinë ta zgjidhim këtë çështje. Dhe tani ne duhet të provojmë gjejmë mënyra të reja të ecim përpara edhe nëse merren ato pa Rusinë sepse Rusia ka të ngjarë që do të bllokojë çfarë përpjekje shtesë nëse do ta propozonim në Nju Jork”, ka thënë Ischinger.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit