Instituti i Sizmologjisë i Universitetit të Helsinkit regjistroi katër shpërthime të pashpjegueshme nënujore në Gjirin e Finlandës, brenda ujërave territoriale ruse.
Shpërthimet, të cilat ishin me magnitudë 2.0, 1.5, 1.5 dhe 1.4 të shkallës Rihter, ndodhën të enjten e kaluar.
Shpërthimet ndodhën në orën 12:35, 14:02, 17:54 dhe 18:33 (me orën lokale). Një tjetër shpërthim i përmasave të ngjashme u regjistrua në të njëjtën zonë të premten.
4 explosiones submarinas inexplicables ocurrieron en el Golfo de Finlandia dentro de las aguas territoriales de Rusia, la detección la realizó el Instituto de Sismología de la Universidad de Helsinki, magnitudes: 2.0, 1.5, 1.5 y 1.4 pic.twitter.com/ARp0XEGMQN
— SIMMSA (@SIMMSAmex) October 24, 2022
Ekspertët finlandezë theksojnë se nuk mund të dinë saktësisht se çfarë i shkaktoi shpërthimet. Nëse është eksploziv, sasia duhet të jetë 50-100 kg. Incidenti vjen pas sabotimit të tubacioneve të gazit natyror “Nord Stream” në fillim të shtatorit në brigjet e Danimarkës.
Një hetim paraprak për dëmtimin e tubacioneve rezultoi se rrjedhjet ishin shkaktuar nga “shpërthime të fuqishme”.
Gazeta suedeze Expressen raportoi se një seksion prej të paktën 50 metrash i mungon gazsjellësit “Nord Stream 1.” Shkalla e dëmtimit dhe përjashtimi i shkaqeve të tjera si fatkeqësia natyrore apo aksidenti çojnë në vlerësimin e sabotimit.
Sidoqoftë, zyrtarët danezë nuk kanë qenë në gjendje ta lidhin përfundimisht sabotimin me ndonjë faktor specifik, por ata e drejtojnë gishtin në drejtim të Rusisë.