4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Na doli një veturë e policisë e na ndali”, Bislimi rrëfen se si iu pre rruga për në Beograd

Rekomandime

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për “Kohën” pasi atij nuk i është lejuar që të vazhdojë rrugën drejt Beogradit.

Bsilimi ka thënë se kërkesa për vizitë ishte bërë para një jave dhe ishte aprovuar, derisa sot në afërsi të Beogradit i ka dalë një veturë e policisë dhe i ka ndalur.

- Advertisement -

Bislimi thotë se këta policë serbë i kanë thënë se për arsye të sigurisë vizita e tij në Beograd s’mund të bëhet.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, ka thënë Bislimi nëpërmjet telefonit për KOHËN.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit