-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Kërkoi intervenimin e NATO-s më 1998 dhe e mendova si naiv”, ambasadori suedez rrëfen për takimin me Kurtin

Rekomandime

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Tëvë1 ka rikthyer në vëmendje një takim që kishte pasur me kryeministrin Albin Kurti në vitin 1998 kur kishte organizuar një konferencë në Stokholm të quajtur “Shoqëria Civile në Kosovë”.

- Advertisement -

Westerlund ka thënë se qëllimi ishte të evitohej konflikti në Kosovë. Në këtë konferencë siç tregon ambasadori suedez e kishte takuar një student të ri i cili në fjalimin që kishte mbajtur kishte kërkuar intervenimin e NATO-s.

“Kujtojë që gjatë vitit 1998, kisha organizuar një konferencë në Stokholm të quajtur “Shoqëria Civile në Kosovë”. Qëllimi ishte ta evitonim konfliktin në Kosovë. Në atë konferencë kujtoj që pata takuar një student të ri, i cili mbajti një fjalim duke kërkuar intervenimin e NATO-s në Kosovë.” – ka thënë ambasadori.

Ai ka thënë se këto diskutime ishin bërë para Masakrës së Reçakut dhe se askush s’kishte folur për një intervenim të mundshëm të NATO-s.

- Advertisement -

Derisa thotë se mendoi që Kurti në atë kohë si student ishte treguar naiv, por thotë se më pas doli krejt e kundërta.

“Këto diskutime ishin para ngjarjes së Masakrës së Reçakut dhe askush nuk fliste për një intervenim të mundshëm të NATO-s. Dhe për atë studentin, mendoja se ishte naiv, por doli e kundërta. Ai student është sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti” shton diplomati suedez.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit