1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ish-portieri turk i përlotur kërkon ndihmë: Na ndihmoi për hir të Allahut, të gjithë po vdesin

Rekomandime

Voljan Demirel, ish-portieri i njohur turk tani trajner i Hatayspor, është përgjëruar për ndihmë në një video drejtpërdrejt në Instagram, duke thënë se njerëzit e goditur nga tërmeti vdekjeprurës nuk po ndihmohen në rrethinat e Hatay.

- Advertisement -

Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh e goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën herët në mëngjes, duke i vrarë të paktën 641 njerëz në të dy vendet.

Qindra njerëz besohet se kanë mbetur ende të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave.

Raportohet se 284 njerëz janë vrarë në shtatë provinca të Turqisë, ndërsa 440 të tjerë janë lënduar.

- Advertisement -

Në Siri, numri i të vdekurve raportohet të ketë arritur në 237.

Në një video drejtpërdrejt në llogarinë e vet në Instagram, trajneri i klubit të Superligës turke nga provinca Hatay Demirel nuk mundi t’i përmbajë lotët e hidhërimit derisa kërkoi ndihmë.

- Advertisement -

“Ka njerëz që kanë shumë nevojë për ndihmë. Ku jeni, ekipe (të shpëtimit)” pyeti ai.

“Ju lutem na ndihmoni! Situata është e njëjtë jo vetëm në Hatay, por edhe në provincat përreth. Të gjithë janë të shkatërruar. Të gjithë po vdesin. Për hir të Allahut, na ndihmoni”, kërkoi ndihmë Demirel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit