13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Të huajt kamerierë në Shqipëri, sipërmarrësit: Janë më punëtorë dhe të sjellshëm

Rekomandime

Në Shqipëri janë rreth 15 mijë vende vakante sa i takon pozicioneve si kamerierë, banakierë por dhe në pjesë e hotelerisë. E teksa bizneset shqiptare po vuajnë për të gjetur punonjës shqiptarë, zgjidhjen e kanë gjetur tek të huajt.

- Advertisement -

Nadeesh është nga Sri Lanka. Prej 5 muajsh po punon si banakier në Shqipëri. Thotë se është I kënaqur me punën këtu.

“Shqipëria është një vend shumë i mirë për të punuar, për të marrë një eksperiencë ndryshe dhe më shumë para. Më duhen para dhe ky ishte plani im, prandaj erdha këtu. Si banakier paguhem 400 dollarë. Mendoj të që qëndroj 2-3 vite këtu dhe të shkoj diku tjetër”, thotë shtetasi nga Sri lanka.

Punësimi i të huajve në bizneset shqiptare ka qenë surprizë për sipërmarrësit. Enald Tashullari thotë se prej muajsh kërkonin punonjës.

- Advertisement -

“Tregu këtu është shumë i vështirë, kemi kohë që kërkojmë, vijnë për ta provuar rrinë 2-3 ditë dhe largohen”, thotë Enald Talushllari, menaxher bar-restoranti.

Kërkesa e pakët ka bërë që të kërkojnë të huaj. Për ky vendim ka qenë më i miri i marrë ndonjëherë.

- Advertisement -

“Me të huajt deri më tani jemi të kënaqur. Janë stabël, janë të komunikueshëm, punëtorë. Dallojë tek sjellja, mënyra se si punojnë, kjo është diferenca. Kemi mbi një muaj që kërkojmë, nuk na vjen kush dhe jemi të detyruar të kërkojmë të huaj”, shprehet ai.

Shqipëria, shihet si vendi i mundësive për të huajt. Tirana, Kavaja, Durrësi, Lezha, janë disa prej vendeve që kërkojnë punëtorë nga Banglashi, Kazakiztani, Sri Lanka, India e Nigeria.

“Më pëlqen të punoj si kuzhinier, që kur erdha këtu në Shqipëri jeta ime ka ndryshuar”, thotë Akila Godellage, shtetas nga Sri Lanka.

Sezoni turistik është afër, ndaj dhe bizneset në vendin tonë, kanë nisur punën për të gjetur fuqi punëtore. Shpresa për të pasur pjesë të stafit të huaj, janë të pakta. Ndaj, kanë nisur procedurat për të kërkuar të huaj.

“Përfitojnë leje qëndrimi 1-vjeçare edhe kontrata është 1-vjeçare. Ne përfshijmë akomodimin dhe ushqimin. Kemi shumë pozicione vakante, duke qenë se sezoni është përpara. Vetëm tek pjesa e hotelit mbi 10 persona, kamerierë, ndihmës kuzhinier, banak edhe sanitare”, shprehet Agustin Biqiku, menaxher bar-restoranti.

Rreth 15 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi jetojnë e punojnë në Shqipëri. Megjithatë, ashtu si të rinjtë në vendin tonë, edhe këta shtetas e shohin Shqipërinë si një transit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit