10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Bërnabiq kushtëzon Kosovën: Pa Asociacionin s’ka bisedime

Rekomandime

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës është kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. Ajo tha se Asociacioni nuk duhet të jetë “siç e mendojnë disa” si organizatë joqeveritare.

- Advertisement -

Duke përmendur barrikadat në veri të vendit, për të cilat dyshohet se u ngritën nga njerëz me të kaluar kriminale dhe të armatosur, Bërnabiq tha se ishte periudha më e vështirë që u kalua falë presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Do të thosha që dhjetori i vitit të kaluar ishte një nga momentet më të vështira për ne, muaji më të vështirë që nga viti 2008 dhe një falënderim i madh nga unë si kryetare e Qeverisë dhe e gjithë qeverisë së Republikës së Serbisë, për presidentin Aleksandër Vuçiq”, tha Bërnabiq.

Pasi iu rikthye Asociacionit të komunave më shumicë serbe, Bërnabiq u shpreh se formimi i këtij mekanizmi është shumë i rëndësishëm për të vijuar bisedimet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit