11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kurti viziton KFOR-in turk: Ekipit të FSK-së në Turqi, sonte i bashkohet edhe një grup tjetër ushtarësh

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar sot bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren, ku janë pritur nga Komandanti i Kontingjentit Turk, Kolonel Recai Yılmaz, Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës Turke në Prizren, Celal Doğan dhe funksionarë të tjerë.

Siç bën të ditur ZKM, kryeministri Kurti dhe ministri Mehaj shprehën edhe një herë ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit shkatërrues të së hënës.

- Advertisement -

“Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, në gatishmërinë më të lartë për mbështetje”, ka thënë Kurti.

Kurti ka njoftuar KFOR-in turk se sonte ekipit të FSK-së në Turqi, që po ndihmon në nxjerren e të mbijetuarve nga rrënojat, do t’u bashkohet një grup tjetër i gardës kombëtare.

“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas tij, i përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësisë emergjente dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti. Ndërkaq, sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga garda kombëtare”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

- Advertisement -

“Solidarizimit dhe mbështetjes institucionale i janë bashkëngjitur edhe qytetarët e Republikës të cilët në baza vullnetare dhe humanitare kanë filluar të dërgojnë ndihma për popullit turk. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti pa nga afër grumbullimin dhe paketimin e ndihmave të destinuara për zonat me më së shumti nevojë”, thuhet në fund.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit