Gazetari Ilir Mirena i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se Arben Xheladini e Mon Balaja nuk ka rënë dëshmorë për lirinë.
Mirena përmes një shkrimi në Facebook e ka akuzuar VV’në për gënjeshtra dhe manipulime duke thënë se Xheladini e Balaj janë viktima tragjike të protestës së organizuar nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje.
“Mos rreni, mos manipuloni! Arben Xheladini e Mon Balaj nuk kane ra deshmore per liri me 2007’ten.
Thjesht, jane viktima tragjike te protestes se organizuar nga Albin Kurti dhe Vetevendosje..“, shkroi Mirena.
Kujtojmë se pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së tyre sot kanë bërë homazhe krerë institucionesh, dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes janë dëshmorë të rënë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës.