Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka hedhur një varg kritikash ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, duke e akuzuar atë për dështime në shumë fusha.
Ndër tjerash, Abazi ka theksuar se Vetëvendosjen e kontrollon sekretarja Dejona Milahi, ani pse nuk ka qenë pjesë e listës së votimeve.
“Zonja Mihaili nuk ka qenë pjesë e votimeve nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Por, është njeriu kryesor që kontrollon dhe manaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjet që bëhen aty”, u shpreh Abazi.
Kjo gjë e ka gëzuar këshilltarin e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, Xhevdetin Pozharin.
“Një gjë më gëzoi nga akuzat e Haki Abazit!
Krejt emrat që i apostrofoi ishin gra: Dejona, Albulena, Mimoza, Saranda etj… Kjo flet edhe për fuqinë e grave brenda Lëvizjes Vetëvendosje, e ngapak edhe për inferioritetin mashkullor të akuzuesit”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.
Sipas tij, deklaratat e deputetit Abazi, janë të njëjta me ato të analistëve atni-Kurti.
“Haki Abazi nuk paska bë gjë tjetër veçse i paska përsëritur deklaratat e analistëve anti-Albin.
Skenari i njëjtë, ndryshon veç skenografia”, ka shtuar Pozhari./