Ukrainasit kanë njoftuar se kanë shkatërruar tankun më të mirë dhe më modern rus T-90M Prorjiv.
Parashutistët e brigadës së 79-të kanë shkatërruar tankun T-90M Prorjiv dhe vazhdojnë të demolojnë në mënyrë aktive pajisjet e armikut, shkruajnë ukrainasit.
Ata shtojnë se njësitë ruse kanë suImuar forcat ukrainase me këtë tank, por janë kundërsuImuar me një raketë antitank.
Ukrainasit publikuan edhe një video të ushtarëve që morën pjesë në aksion duke folur. U shfaqën gjithashtu disa foto të tankut.
Another destroyed most modern working Russian tank T-90M. As said by two Javelin anti-tank missiles. By 79th Air Assault Brigade of Ukraine https://t.co/PBi4NYR6nZ pic.twitter.com/9ZfSx9UtJi
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) February 18, 2023
Shkatërrimi i këtij tanku pasqyron gjithashtu gatishmërinë e Moskës për të përfshirë pajisjet e saja ushtarake superiore në betejë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.