0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ky është serbi që u arrestua në Mitrovicë pasi iu gjetën mbi 6 mijë fishekë

Rekomandime

6 mijë e 300 fishekë iu kapën duke provuar t’i fusë brenda në Kosovë, saktësisht në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit ku edhe u arrestua.

- Advertisement -

Insajderi mëson se i arrestuari është Zivorad (Vidosav) Jovanoviq, dhe banon në Mitrovicë të Veriut.

“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, lajmëroi sot Policia e Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi që Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq ka arrestuar një qytetar të nacionalitetit serb, në veturën e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar mbi 6300 fishekë.

- Advertisement -

“Përderisa Vuçiq flet për armatosje të Serbisë, në veri të Kosovës konfiskohen 6.300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia. 6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të Serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka shkruar Sveçla.

Sipas tij kjo rithekson sërish faktin se grupe të caktuara, të orkestruara dhe mbështetura nga Beogradi synojnë dhe angazhohen maksimalisht që të destabilizojnë vendin tonë.

- Advertisement -

“Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin tonë në luftimin e çdo lloj kriminaliteti që synon të cenojë sigurinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit