3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Del aneksi i zbatimit të marrëveshjes në Bruksel, puna për Asociacionin nis brenda 15 ditësh pas nënshkrimit

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh publikisht se ishte i gatshëm ta nënshkruante propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Tashmë, në media është publikuar edhe aneksi i zbatimit të saj.

Ky aneks i zbatimit i publikuar nga Paparaci është i ngjashëm me atë që ishte publikuar më herët nga ana e Dukagjinit.

- Advertisement -

Edhe aty shkruhet se brenda 15 ditëve pas nënshkrimit të marrëveshjes bazë, Ekipi Menaxhues duhet të paraqes një draft të marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në bazë të deklarimeve të palës serbe, pikërisht çështja e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjeve del të jetë çështja problematike që mund të ketë shtyrë nënshkrimin për herën tjetër.

Ata u munduan t’i linin fajin Kurtit për këmbënguljen e tij për Asociacionin.

- Advertisement -

Menjëherë pas draftit për statutin e Asociacionit nga ana e ekipit menaxhues, thuhet se “Palët do të fillojnë menjëherë negociatat për Statutin nën lehtësimin e BE-së”.

Nga kjo mund të kuptojmë se pikërisht çështja e Statutit të Asociacionit është bërë tema kryesore e aneksit të zbatimit. Në pikën 4 të Aneksit, thuhet që menjëherë pas nisjes së negociatave, palët do të mundësojnë zyrtarisht “hyrjen në fuqi” të njohjes reciproke të dokumenteve përkatëse dhe shkëmbimit të misoneve të përhershme.

- Advertisement -

Aty përmendet po ashtu se brenda 30 ditëve pas nënshkrimit, Palët do të krijojnë një Komitet të Përbashkët të Monitorimit të zbatimit të Marrëveshjes, që kryesohet nga ana e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, janë dhënë vetëm 30 ditë kohë për zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Ndërkohë, pesë muaj më pas (150 ditë më vonë), BE-ja me donatorë tjerë do të organizojë një konferencë investimesh për mbështetje financiare për Kosovën dhe Serbinë.

Nuk dihet nëse ky udhërrëfyes i zbatimit do të jetë në agjendën e takimit të datës 18 mars 2023.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit