1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kjo është pasuria marramendëse e Goran Rakiqit

Rekomandime

Një ndër liderët kryesor serb në Kosovë ka ndërtesën në ndërtim në vlerën 350 mijë euro, që në fund të ndërtimit mund të vlejë 2 milionë euro

Gazeta “Nova” shkruan se Aleksandar Aresenijevi dhe Stefan Veljkoviç nga iniciativa “Ekzistenca serbe”, kanë vizituar parcelën e tokës me 9,5 ari, të cilën Goran Rakiç kreu i Listës Serbe dhe ministri në qeverinë e Kosovës e ka paraqitur si pasur në vlerën 350 mijë euro.

- Advertisement -

Sipas Arsenijevi, në parcelën në fjalë. Ndodhet ndërtesa në ndërtim, e cila aktualisht ka 7 kate, me synim të shtimit, e cila në fund të ndërtimit mund t vlej 2 milionë euro.

“Ne i kemi shtruar pyetje drejtorit të Agjencisë për luftë kundër korrupsionit Burleshkaj dhe të njejtit iu shtojmë të gjithëve : Kush e mbron ministrin Rakiç dhe prej nga i mori ai të gjitha ato para për ndërtimin e këtij objekti? A e ka këtë nga paga, apo dika tjetër le të hetojnë organet kompetente”, ka thënë Arsenijeviç.

Nova.rs ka tentuar që të kontaktoj me Goran Raki, por ai nuk i përgjigjet thirrjeve telefonike.

- Advertisement -

Të përkujtojmë se Agjencia e Kosovës për luftë kundër korrupsionit në janar ka nisur procedurë në lidhje me paraqitjen e rrejshme të pasurisë për Goran Rakiç.

Raki në vitin 2020 në kohën e qeveris Hoti ishte zëvendës-kryeministër, por në të njëjtën kohë në Serbi ka kryer funksionin e drejtorit të Ndërmarrjes publike të pastrimit “Standard” që vepron në veri të Mitrovicës të regjistruar vetëm në Serbi, gjë që nuk e ka paraqitur në formularin e deklarimit të pasurisë sikur as punën si asistent në Shkollën e Lartë Ekonomike në Leposaviq. Automjetet e kompanisë ku punon Raki janë parë në medie n vitin që shkoi në trazirat lidhur me tabelat e automjeteve duke bllokuar rrugët.

- Advertisement -

Në faqen e Agjencisë për Iuftë kundër korrupsionit në deklarimin e fundit të pasurisë, Rakiç përveç funksionit që kryen ka paraqitur tri banesa me vlerë 25 mijë, 30 mijë dhe 40 mijë euro, parcelën 9,5 ari tokë në vlerë 350 mijë euro dhe automjeti “Grandi Chiroko” në vlerën 10 mijë euro.

Si ka shkruar N1 më herët, Rakiç është përfaqësues edhe i Klubit të Futbollit Trepça në veri.

Ai lidhur me rastin e problemit rreth ndërrimit të tabelave ka deklaruar “Nëse ata fillojnë- fillojmë edhe na“.

“Nëse Forcat e sigurisë sëë Kosovës (policia) nisin marrjen e automjeteve edhe tabelave, edhe ne fillojmë me të gjitha mjetet të kundërshtojmë këtë, në mënyrë paqësore e demokratike me rezistencë popullore. Nuk dimë në çka mund të shndërrohet dhe si do të zhvillohet situata në terren, por përsëris në mënyrë paqësore edhe demokratike”, ka thënë Rakiç.

Duke shtuar se nëse është nevoja do të “bllokohen të gjitha hyrjet dhe kalimet në Kosovë”.

Përndryshe, Raki është kreu i KS ku nënkryetar është Milan Radoiçiç që ndodhet në lsitën e zezë të sanksioneve nga ministria e financave të ShBA-ve, për shkak të lidhjeve me grupe kriminale, të përfshira në skema korruptive me zyrtarë , që kanë mundësuar tregti ilegale, narkotikë, armë edhe etj..

Në listën e ngjarjeve kontestuese është edhe fotografia e video e publikuar e Rakiç që i shoqëruar nga Radoiçiç kishin qëndruar në jahtin e Behxhet Pacollit, që pat nxitur reagimet të mëdha në opinion.

Por, nga kabineti i Pacollit asokohe patën thënë se bëhej fjalë për takim me serbët e Kosovës dhe nuk ka pasur asnjë sekret, ndërsa për çudi as presidenti i Serbisë Vuçiq nuk ka parë asgjë të çuditshme në atë video, shkruan “Nova”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit