Luftëtarët ukrainas nga brigada e 108, kanë arritur të zënë rob lufte dy ushtarë rusë që po fshihen brenda istikameve.
Pamjet e filmuara nga kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve ukrainas, shfaq momentin kur ata rrethohen dhe pas disa të shtënave paralajmëruese, vendosin të dalin dhe të dorëzohen.
Por dorëzimi ndodhë vetëm atëherë kur e kuptojnë se nuk kanë nga t’ia mbajnë, dhe se ishin të rrethuar në të katër anët nga ukrainasit.
Ata dalin nga istikamet duke mbajtur duart e ngritura, kurse ukrainasit pasi i kontrollojnë nëse kanë ndonjë armë i ulin për t’i marrë në pyetje.
Sipas ushtrisë ukrainase, çdo ushtar rus i zënë rob do të trajtohet me ligjet ndërkombëtare dhe për asnjë moment nuk do të ketë dhunë apo keqtrajtim.