Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Bellobërdë të Leposaviqit ka ndodhur një vetaksident. Atje një person ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte e rrezikuar.
Menjëherë zyrtarët policorë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve e kanë nxjerr viktimën nën traktor.
Njoftimi i plotë:
Me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.
Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.
Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike.