Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu me anë të një statusi në Facebook ka mbëshetur Xhulin.
Musliu thotë se duhet ti mbështesim gratë, “Gratë duhet të mbështesin gratë. Këtë fjali duhet ta kemi maksimë. Me këtë qasje nuk duhet të bëjmë kompromise, as atëherë kur një grua nxitohet, bënë gabime dhe herë pas herët rrëzohet” shkruan Musliu transmeton Kosova ime.
Postimi i plotë:
Ti mbështesësh gratë dmth të kesh guxim ta mbështesesh çdo grua kushdo qoftë ajo, jo vetem ato gra qe ty të leverdisë.
Gratë duhet të mbështesin gratë. Këtë fjali duhet ta kemi maksimë. Me këtë qasje nuk duhet të bëjmë kompromise, as atëherë kur një grua nxitohet, bënë gabime dhe herë pas herët rrëzohet.
Sot, para syve të publikut, në emër të një „spektakli“ po maltretohet dhe po ofendohet një grua. Kjo grua i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave të cilët e kanë humbur fare dhe e vetmja gjë që ata shohin janë ato 200. 000 euro. Dhe sikur të mos mjatonin tre burra, produksioni i futi edhe ish banorët, shumica dërmuese e të cilëve u kapën në vallën e sulmeve personale dhe ofendimeve grupore.
Si format këtë lloj spektakli do ta ndaloja sepse nuk eksperimentohet me njerëz, por meqenëse nuk varet nga unë, për hir të njerëzores në rend të parë, për hir se kjo grua rrjedh nga një fis meritor dhe për faktin se ata që po e sulmojnë nuk janë as edhe një çik më të mirë, unë sot them: Forca Juliana.
Askush nuk ka të drejtë ta ofendoj një grua.
Askush nuk ka të drejtë ta gjykoj një grua.
Heshtja sot, na kushton nesër.
Në minutat efundit të finales dua ti shoh dy gra e që janë JULIANA dhe MBRESA por pa asnjë dyshim fitoren ja uroj asaj qe ështe nga dita e parë në këtë shtepi, JULIANA NURA!
#juliananura
#”