10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kurti me mesazh të fortë nga Ohri për Asociacionin

Rekomandime

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duhet të diskutohet me durim dhe vullnet të mirë në dialogun në vijim, përfshi dhe takimin e nesërm në Ohër.

Megjithatë Kurti tha se kjo çështje nuk e ka kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

- Advertisement -

Asociacioni i komunave me shumicë serbe i ka dy marrëveshje nga 39 sosh gjithsejtë që janë nënshkruar në Bruksel, nga data 2 korrik 2011 deri më datën 25 gusht 2015…Nuk jam për, që nga 39 marrëveshje të vendoset njëra në krye ose e para. Sepse ato marrëveshje nuk kanë as hierarki vlerore dhe as hierarki logjike, ata kanë rend kronologjik. Pra nuk i përjashtoj ato, asnjërën prej tyre, por konsideroj që njëkohësisht nuk është e drejtë që të imponohet një marrëveshje e vetme si më prioritarja ose më e rëndësishmja…”.

Tutje, kryeministri Kurti tha se të gjitha këto çështje duhet të diskutohen me durim, përqendrim dhe vullnet për të gjetur zgjidhje në dialog.

Pra nuk e mohoj asociacionin që është një dakordim paraprak, mirëpo në anën tjetër nuk mund ta nxjerrim siç themi ne “qeren para kalit” dhe duhet ta kemi parasysh se marrëveshja e asociacionit nëse është e veçantë, është e veçantë në kuptimin që nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

- Advertisement -

Marrëveshja më e dashur e tyre për të cilën insistojën dhe trumbetojnë gjithandej, në njërën anë nuk e ka kaluar Gjykatën Kushtetuese në Kosovë si test dhe në anën tjetër është shkelur prej vet atyre.

Por unë besoj se të gjitha këto gjëra duhet t’i diskutojmë me durim, me përqendrim dhe gjithashtu me vullnet të mirë për të gjetur zgjidhje në dialogun në vijim, përfshirë sidomos takimin e nesërm në Ohër ”, tha Kurti në Alsat M.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit