3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kovaçevski pret Kurtin dhe i uron “bisedime të suksesshme”

Rekomandime

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski ka pritur para nisjes së negociatave në Ohër, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i uroj bisedime të suksesshme dhe e përgëzoj për angazhimin e tij për të ndërmarrë hapa të rëndësishme për të ardhmen evropiane të rajonit”, ka shkruar Kryeministri maqedonas.

Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shkruar se Kurti e ka falendëruar Kovacevskin edhe për mikpritjen e sotme, por edhe për fqinjësinë e mirë në përgjithësi.

“Diskutuan për takimin e sotëm të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai e falënderoi për mikëpritjen, për bashkëpunimin bilateral dhe raportet e mira e fqinjësore”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Gjithashtu, sipas ZKM-së, gjatë kësaj pritjeje, “u theksua gatishmëria dypalëshe për të punuar së bashku mbi vlera dhe për prioritete të përbashkëta”.​.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit