11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Gjuajtja me armë në Prishtinë – Vdes një person në vend të ngjarjes

Rekomandime

Një person ka mbetur pa shenja jete si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në një hotel në lagjen ‘Dragodan’ të Prishtinës.

Kështu ka konfirmuar për Gazeta Insajderi, Policia e Kosovës. Sipas tyre dy persona kanë mbetur të Iënduar nga mjete të mprehta.

- Advertisement -

Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ende nuk dihen motive e rasti.

Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

- Advertisement -

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha Flora Ahmet për Insajderi.

- Advertisement -

VIDEO NGA VENDI I NGJARJES

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit