4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Analisti kroat: Vuçiq po provon të shtyjë marrëveshjen deri në një intervenim të mundshëm rus

Rekomandime

Duke mos nënshkruar marrëveshjen Aleksandar Vuçiq po provon të shtyjë çfarë zgjidhje dhe aritje në pritje të një intervenimi të mundshëm rus, vlerëson analisti dhe opinionist i mirënjohur kroat, Davor Gjener, në një bisedë me Insajderin në lidhje me Marrëveshjen Bazë të arritur në Ohër më 18 mars ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Sa i përket mosnënshkrimit të marrëveshjes, Gjenero thotë se kjo është tregues i qartë se Serbia nuk është në gjendje ta pranojë atë, duke rikujtuar edhe deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do t’i zbatojë detyrimet e Nenit 4 ku parashihet mospengimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Druaj se jemi ende shumë larg nga arritja e një kontrakte reale, zgjidhje reale, për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam frikës se Presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq është ende duke luajtur lojën e tij, por gjithashtu kam frikë se ai nuk është edhe i përgatitur për të nënshkruar, dhe po insiston në deklarimin e tij se Serbia nuk do të zbatojë obligimet për të mos e ndaluar Kosovën në integrimet e saj në komunitetin ndërkombëtar”, tha Gjenero.

“Mendoj se Vuçiq është në dijeni të faktit që tash ka hapësirë të vogël manovrimi, mendoj se po provon të shtyjë çfarëdo zgjidhje ose arritje, duke pritur për mundësinë e një intervenimi rus”.

Madje, për Gjeneron është edhe e habitshme se si Bashkimi Evropian nuk po insiston më që Serbia të vendos sanksionet e saj ndaj regjimit të Kremlinit, kështu “duke i dhënë Vuçiqit manovrim në hapësirën e brendshme”. Andaj, thotë analisti kroat, “kam frikë se gjërat nuk janë në drejtimin e duhur”.

- Advertisement -

Kujtojmë se dje Vuçiq dje në konferencën e tij për media tha se “do t’i zbatojë shumicën e pikave” të Marrëveshjes Bazë, përveç atyre që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës në forma juridike dhe faktike, si dhe se nuk do t’i çelë Kosovës rrugën për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Mes tjerash, ai ka thënë se nuk do të nënshkruajë këtë kontratë, ngase nuk do të nënshkruante kontratë me Republikën e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit