1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

Rekomandime

Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur së fundmi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq për aneksin për të cilin u dakorduan në Ohër të Maqedonisë se Veriut u diskutua sonte në RKT me kryetarin e Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

- Advertisement -

Limaj tha se kjo është vazhdimësi e asaj që ndodhi në Bruksel në shkurt, pra pranimi i planit frankogjerman. “Kjo në Ohër ka qenë më shumë diskutim për implementimin e asaj që ka ndodhur në Bruksel, pra nuk kishte asgjë befasuese pas asaj që ka ndodhur atje” .

“Siç e pamë ishte i njëjti skenar, ishte i njëjti spektakël. Doli se ky aneksi ishte edhe me i shkurtër dhe më i koklavitur se ajo e para. Marrëveshjen e shohë më gjerë se neni i shtatë dhe ai i dhjetë, këtu ka disa gjëra të dëmshme në këtë marrëveshje, e para është në preambulë. Për herë të parë ka një kryeministër të Kosovës që ka pranuar të dakordohet me një dokument që shkruan “duke mos paragjykuar statusin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

Prandaj, sipas tij, me u fut me lexua një marrëveshje që pranon faktin që statusi i Kosovës është i pa zgjidhur. “Kjo është devijim dhe kryeministri i Kosovës duhet të jep dorëheqje”.

- Advertisement -

“Edhe pika e gjashtë është problematike. Pika e shtatë është po ashtu problematike. Në piken e shtatë janë tri momente siç është kjo për vetmenaxhim. Përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanalet e komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Çfarë kanali tjetër i duhet komunitetit serb për me komunikua me Qeverinë e Kosovës. Ata i kanë deputetët në parlament, i kanë të drejtat e tyre të garantuara me Pakon e Ahtisarit, e kanë votën e dyfishtë në Parlament, i kanë ministrat në Qeverinë e Kosovës. Kryetarët e komunave dhe ligji për pushtetin lokal i jep komunikimin me ministrinë e administratës së pushtetit lokal e më të gjitha ministritë . Shtrohet pyetja çfarë kanali tjetër të komunikimit i duhet komunitetit serb me qeverinë kur ai është pjesë e saj dhe kjo për mua është e softistikuar”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit