2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kurti tregon se cila ishte oferta e tij “bujare” për Asociacionin që Vuçiqi e refuzoi

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën tha se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka bërë një ofertë “bujare” për “vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja”.

E në një konferencë për media të mërkurën, Kurti shpalosi detaje mbi këtë ofertë.

- Advertisement -

Para gazetarëve, kreu i ekzekutivit tha se palës serbe i ka kërkuar që t’i pranojë tri shtylla bazike në këmbim që Kurti ta shkruajë draftin e Asociacionit, por sipas tij, presidenti Vuçiq ka refuzuar.

Gjatë bisedimeve që i kemi pasur në Ohër, unë e kam thënë shumë qartë që jam i interesuar që qytetarët e Republikës që më kanë mua kryeministër, të jenë të kënaqur, pa dallim etnie. Nëse ata kanë nevoja e kërkesa, çështje për t’i adresuar – lirisht. Nëse besohet se nuk mjafton plani i Ahtisarit duhet të tjerët të tregojnë se çka paska mangësi në atë propozim të ish-presidentit finlandez”, u shpreh Kurti.

Sido që të jetë, për këtë formulimin e vetmenaxhimit të komunitetit serb dhe këto marrëveshjet që i kemi trashëguar, unë kam bërë një ofertë konkrete duke iu thënë që nëse pala serbe është dakord që të pranojë tri shtylla bazike: Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 23 dhjetor 2015, dhe në anën tjetër një qëndrim të Brukselit dhe një të Uashingtonit mbi atë që është dhe nuk është Asociacioni, iu kam thënë që nëse janë dakord me këtë premisë, unë jam i gatshëm ta shkruaj draftin. Nuk ka pasur darkodim për këtë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit