Kombëtarja e Izraelit ka barazuar me rezultat 1:1 në shtëpi kundër Kosovës, që i la të zhgënjyer tifozët.
Selektori Alon Hazan dhe lojtarët e tij shpresonin të hapnin rrugën e tyre në grupin I me fitore dhe gëzonin mbështetjen e rreth 30 mijë tifozëve në “Bloomfield”, por një gabim i Raz Shlomos çoi në autogol nga Eli Desa (36’).
Një tjetër gol nga mysafirët u anulua nga ndërhyrja e VAR-it dhe vetëm një asistim i mrekullueshëm i Manor Solomon për Lador Peretz (56) parandaloi humbjen e parë të skuadrës në një ndeshje hapëse të kualifikueseve të Euro 2024, ka shkruar medium izraelit “sport1.maariv”.
Alon Hazan, selektori ka deklaruar se edhe po të fitonin nuk do të festonte. “Pjesa e parë ishte më e mirë, në pjesën e dytë u panë cilësitë e Kosovës.
Gjithmonë duhet të fitojmë, por ka një kundërshtar me cilësi.
Ka pasur pak çrregullim pas zëvendësimeve, ata nuk u morën vesh me njëri – tjetrin. Nuk është befasi.
Askush nuk garanton që Kosova dhe Rumania do të marrin pikët në ndeshjet në shtëpi.
Edhe sikur të fitonim, nuk do të festoja dhe nuk do të rezervoja biletat e aeroplanit për në Gjermani në Euro 2024.
Është një rrugë e gjatë, do ta bëjmë hap pas hap”, tha Hazan.