7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Rrëzimi i Osmanit është skenar i Serbisë”

Rekomandime

Kryetari i partisë Guxo dhe ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton Peci ka thënë se nuk ka informacione se Gjykata Kushtetuese mund ta ketë marrë një vendim për rastin e ish-deputetit, Veton Berisha.

- Advertisement -

Ai ka thënë se i gjithë ky debat është një skenar që mund të nxitet nga Serbia për ta krijuar një destabilitet institucional në Kosovë.

Sipas tij, Serbia është në ngërç ngase, sipas tij, nuk po gjen alternativë për të mos e zbatuar marrëveshjen e dakorduar në Ohër. Peci beson se këtij skenari i janë bashkuar edhe akterë të brendshme, pa dhënë informacione se kush janë atë.
Megjithatë, ai ka thënë se opozita është e interesuar ta rrëzojë qeverinë aktuale.

“Me këtë skenar synohet të krijohet një destabilitet institucional në Kosovë dhe lidhet me marrëveshjen e fundit në Ohër. Kjo marrëveshje nuk është e shkëlqyer, sic tha Kryeministri, por Beogradi zyrtar është në një ngërç. Ky skenar mund të vijë edhe nga jashtë Kosovës. E thashë, atje ekziston një ngërç i madh në Serbi. Nuk ka vullnet te pala serbe që të zbatohet kjo marrëveshje”, ka deklaruar Peci në T7.

- Advertisement -

Megjithatë, sipas Pecit, ky është një diskutim i parakohshëm.

“Nga ifnformacionet që unë i kam, nuk ka një vendim për rastin në fjalë. Por megjithatë, se akterët jashtë Kosovës, kanë kalkuluar që ky mund të jetë një skenar për rrëzimin e Vjosa Osmanit dhe insitutcioneve të tjera”, ka thënë tutje ai.

- Advertisement -

Peci ka insistuar që Vjosa Osmani do të jetë përsëri presidente edhe nëse ajo rrëzohet si shkelëse e Kushtetutës.

“Ajo s’ka bërë asgjë gabim, nuk e ka shkelur Kushtetutën”, ka thënë Peci, duke deklaruar se në rast të zgjedhjeve në afat të shpejt, Guxo mund të shkojë sërish në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit