Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka emëruar Donika Kadaj-Bujupi si këshilltare.
E ajo menjëherë e ka nisur punën në këtë pozitë.
Presidenca ka treguar për një takim që Osmani e ka pasur me të dërguar e posaçëm të Gjermanisë, Francës dhe Austrisë.
Aty shihet edhe Donika Kadaj-Bujupi, si pjesë e takimit nga ekipi i Osmanit.
Kadaj-Bujupi ka qenë deputete për disa mandate. Një kohë ajo ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por ishte rikthyer sërish në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Por më pas ajo u largua për t’u pasivizuar politikisht.