0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“A është pavarësia e Kosovës e pakthyeshme?”: Shasha i ka 4 pyetje për presidentin e ri të Malit të Zi

Rekomandime

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha ka publikuar një video përmes së cilës ka treguar se presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka barazuar botën serbe e ruse me botën e Thaçit, Haradinajt, Izetbegoviqit e Tudjamnit.

- Advertisement -

Shasha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo nuk duhet parë si gabim naiv, por pjesë e narracion domunues serb.

“Një deklaratë të këtillë kurë nuk keni mundur të dëgjoni nga Djukanovici. Por disa mendojnë se duhet të jemi më zemërgjerë ndaj Presidentit të ri të Malit të Zi dhe t’ia japim mundësinë. Ja një zemërgjerësi për të. Tani pasi që është zgjedhur President, z. Milatović ka mundësi të dëshmoj vetën dhe të na provoj gjithë neve skeptikëve gabim.” – ka shkruar tutje ai.

Në fund, Shasha ka shtruar katër pyetje për presidentin e ri të Malit të Zi:

- Advertisement -

“1. A ka qenë Srebrenica gjenocid?

2. A është Republika Srpska pjesë a patjetërsueshme e Bosnjës?

- Advertisement -

3. A është pavarësia e Kosovës e pakthyeshme?

4. A duhet të përfundoj lufta në Ukrainë me humbjen përfundimtare dhe të padiskutueshme të Rusisë?”

Postimi i plotë:

Presidenti i ri i Malit të Zi barazon “botën” Serbe, Ruse, Millosheviqit dhe Sheshelit me “botën” e Thaçit, Haradinaj, Izetbegovicit dhe Tudjmanit. Po ashtu sipas tij, përgjegjës për shpërbërjen e Jugosllavisë janë Boshnjakët, Kroatët dhe Malazezët.

Këtë akt nuk duhet parë si gabim naiv, por pjesë e narracionit gjithnjë me dominues Serb që ka për synim të relativizoj krimet e 90-ave dhe të zëvendësoj rolet në mes agresorit dhe viktimave. Kështu dal ngadalë rishkruhet historia. Shtojani këtu miqësinë e re “historike” në mes Beogradit dhe Tiranës, si dhe gjyqin në Hagë dhe historia në fakt është e rishkruar tani më.

Një deklaratë të këtillë kurë nuk keni mundur të dëgjoni nga Djukanovici. Por disa mendojnë se duhet të jemi më zemërgjerë ndaj Presidentit të ri të Malit të Zi dhe t’ia japim mundësinë. Ja një zemërgjerësi për të. Tani pasi që është zgjedhur President, z. Milatović ka mundësi të dëshmoj vetën dhe të na provoj gjithë neve skeptikëve gabim. Ai duhet urgjent, qartë dhe pa asnjë mëdyshje të përgjigjet në 4 pyetje:

1. A ka qenë Srebrenica gjenocid?

2. A është Republika Srpska pjesë a patjetërsueshme e Bosnjës?

3. A është pavarësia e Kosovës e pakthyeshme?

4. A duhet të përfundoj lufta në Ukrainë me humbjen përfundimtare dhe të padiskutueshme të Rusisë?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit