Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka reaguar pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për largimin e banorit Atilla Kardesh, të denoncuar për dhunë fizike ndaj Drenusha Latifit.
Zeka, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shtruar pyetjen nëse ka njeri më të dhunshëm sesa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Insajderi.
“Kam vetem nje pyetje: A ka njeri ma te dhunshem ne Kosove se sa Albulena Haxhiu?! Ajo e ka pas kalle flake Parlamentin e Kosoves. Ajo ka qene e arrestuar, dhe e akuzuar per dhune. Keta nuk e kane hallin e Drenushes, po krejte dikund tjeter….!!!!”, ka shkruar Zeka.
“Zot ruana prej budalleve qeveritar, dhe prej femrave qe gjithe naten i terrorizojne burrat ose te dashurit e tyre, e diten, per m’u çlodhe nga dhuna e nates, i mbrojne bajagi te drejtate e drenushave…!!!”, përfundon postimi i tij.
Ministria e Drejtësisë gjatë ditës së sotme ka kërkuar largimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga BBVK për shkak se është denoncuar për dhunë fizike nga Drenusha Latifi.