2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Do ta pushoj nga puna për dy sekonda”, Çka thoshin Trump e Grenell për Smith që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit e të tjerëve

Rekomandime

Jack Smith ishte prokurori që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, pranë Dhomave të Specializuara të Hagës. E po i njejti prokuror ndjeki edhe tashmë fituesin e zgjedhjeve në ShBA Donald Trump. Ai po e ndiqte Trumpin në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020. Trump pak para se t’i fitonte zgjedhjet e kishte një paralajmërim për prokurorin.

- Advertisement -

Në një intervistë Hugh Hewitt e pyeti Trumpin nëse do të falte veten apo do të shkarkonte Smithin. Trump u shpreh prerazi: “Është kaq e lehtë, do ta pushoja brenda dy sekondave.”

Trump gjithashtu vuri në dukje se “ne morëm imunitet në Gjykatën e Lartë”, një referencë ndaj vendimit të shumicës konservatore të gjykatës këtë verë që zbuloi se presidentët janë të imunizuar nga ndjekja penale për akte zyrtare. Kjo e ndërlikoi çështjen e ndërhyrjes së Smithit në zgjedhje kundër ish-presidentit dhe luajti një rol që ajo të mos shkonte në gjyq përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Çështja e prokurorit të posaçëm Jack Smith kundër Donald Trump për komplot të dyshuar për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës u vonua me muaj të tërë pasi gjykata supreme trajtoi pretendimin për imunitet të Trump.

- Advertisement -

Grenell: Rradha e juaj Hashim Thaçi
Ish-emisari për Ballkanin, Richard Grenell, i cili nga të gjitha mediat në ShBA po përflitet se do të jetë pjesë e rëndësishme e kabinetit të Trump kishte reaguar pasi ky i fundit fitoi betejën me prokurorin Jack Smith.

Gjykata në Amerikë vlerësoi se emërimi i Smith kishte qenë anti-kushtetues. Grenell kishte thënë se radha është e Hashim Thaçit, duke aluduar në lirimin e tij.

- Advertisement -

“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shembet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, kishte shkruar Grenell në “X”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit