2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ministrja Haxhiu flet për rastin e Atilla Kardesh

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se dhuna në familje nuk mund të normalizohet dhe assesi të përdoret për të bërë spektakël televiziv.

- Advertisement -

Ajo këtë deklaratë e ka bërë referuar pjesëmarrjes në një format televiziv, Atilla Kardesh, ish bashkëshorti i Drenusha Latifit, e cila e ka akuzuar për dhunë në familje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Haxhiu tha se me aktivizim të mëtutjeshëm kundër këtyre dukurive, është optimiste që Kosova do të jetë një shtet ku gratë dhe vajzat trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe ku nuk tentohet të bëhet spektakël me rastet e dhunës në familje.

“Më lejoni të ju falënderoj për solidaritetin dhe aktivizimin që keni pasë sidomos gjatë këtyre ditëve me një rast të fundit, ku një televizion tenton që të normalizojë dhunën, të minimizojë atë, siç ishte rasti i fundit për të cilin të gjithë jemi dëshmitarë. Mendoj që kur kemi raste të tilla kur dikush tenton të minimizojë dhunën dhe normalizojë dhunën, përbashkimi jonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj jam shumë optimiste që Kosova do të jetë një shtet ku gratë dhe vajzat trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe ku nuk tentohet të bëhet spektakël me rastet e dhunës në familje. Besoj që kjo është përgjigje për secilin dhunues. Ne pajtohemi që dhunuesit mund të rehabilitohen, por kjo nuk mund të ndodhë në një format të tillë”, tha Haxhiu në tryezën me temë diskutimi “Thyerja e ciklit të dhunës”.

- Advertisement -

Futja e Atilla Kardesh në Big Brother, i akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë, nxiti reagime të shumta. Organizata për mbrojtjen e grave kërkuan që ai të largohej nga aty dhe të mos i jepej hapësirë në televizion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit