2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mehaj: Taulanti që ra dëshmor nuk e kishte menduar që nëna e tij do të keqtrajtohej

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas suImit nga një infermiere që i është bërë një të moshuare e cila ishte dërguar për kujdes, në një shtëpi të pleqve në Pejë.

Mehaj, për të moshuarën që është nëna e një dëshmori thotë se Taulanti, djali i saj, nuk e kishte menduar kurrë që nëna e tij do të keqtrajtohej në këtë mënyrë.

- Advertisement -

Për fat të keq, ajo që pamë sot është që e keqja vjen e maskuar në forma të ndryshme, e përtej imagjinatës sonë, arriti të zë vend maskuar edhe në mantelin më fisnik, infermieres që verbërisht çdokush mund t’ia besonte jetën e prindërve e fëmijëve, pa qenë i vetëdijshëm se ekzistojnë të tillë persona që nuk e kanë aspak problem ushtrimin e dhunës të pakursyer ndaj kujtdo, e shumëfish më rëndë përjetohet kjo ngjarje kur kuptojmë se dhuna po ushtrohet ndaj një nëne të dëshmorit që dha jetën që këta rinj të ushtrojnë të lirë profesionin e tyre”.

“Taulanti teksa po luftonte nuk e kishte menduar se një ditë nëna e tij do të keqtrajtohej në këtë mënyrë, se një i ri nuk do të dinte vlerën e lirisë, nuk do të njihte respektin ndaj të moshuarve dhe obligimin e shumëfishtë që e kemi t’i shërbejmë atdheut, qytetarëve tanë, e mbi të gjitha nënave heroike që rritën burra e gra trima për t’ia falë atdheut”.

Mes tjerash, Mehaj thotë se urgjentisht duhet dënuar ky rast me të gjithë të përfshirët në ngjarje.

- Advertisement -

Urgjentisht duhet hetuar e dënuar ky rast, jo vetëm protagonistja kryesore, por dhe të gjithë të tjerët që bëjnë sehir përderisa ushtrohet dhuna, që e përjetojnë këtë situatë si një shfaqje teatrale të zhanrit komedi nga e cila duhet të ndjejnë kënaqësi”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit