Ish-kryeministri, Isa Mustafa ka njoftuar së në fillim të kësaj jave ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ai në shkrimin e tij të publikuar në Facebook përmendi ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarët Veseli dhe Krasniqi, por nuk e përmendi ish-deputetin e LVV-së, Rexhep Selimi.
Kjo gjë, nxiti reagimin e analistit Xhevdet Pozhari, i cili ia rikujtoi Mustafës se edhe Rexhep Selimi ka qenë aty.
Pozhari ironizoi me Mustafën, duke e pyetur mos është përmalluar vetëm për ata tre të tjerët.
“Edhe Rexhep Selimin e ke pas aty! Apo, je përmalluar veç për të tjerët?”, shkroi ndër të tjera Pozhari.