Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për dorëheqjet e serbëve nga institucionet dhe protestën e së dielës në veri të Mitrovicës.
Kurti ka thënë se serbët po i bëjnë këto veprime të orkestruara nga Serbia, vetëm për shkak të kundërshtimit të projektit franko-gjerman.
Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë
Nora nuk e mohoi ribashkimin me të, Roberti: Ja si është të riktheheni me …
“Ajo çka po ndodh tani është përpjekja për ta ambalazhuar kundërshtimin e propozimit franko-gjerman. Këto veprime po i bëjnë për shkak të kundërshtimit të nismës franko-gjermane apo propozimin e këtyre dy fuqive evropiane. Nuk bëhet fjalë për tabela, as për asociacionin e as për suspendimin e Nenad Gjuriqit. Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ia kanë bërë Parisit dhe Berlinit. Me koordinimin e ngushtë që e kanë me Kremlinin dhe Putinin po i përdorin këto metoda”, ka deklaruar Kurti.
Tutje, ai ka thënë se Serbia qartazi është e interesuar për ta sabotuar dialogun dhe çdo marrëveshje të arritur.
“Rruga që e ka zgjedhur është destabilizimi, nuk është rrugë e paqëes. Përpjekjet e tilla do të jenë të pasuksesshme sepse shteti jonë është demokratik dhe i rreshtuar me SHBA-të, BE-në e NATO-n. Ka propagandë për lajme të rreme e inskenim të incidenteve të ndryshme nga Serbia”, është shprehur kryeministri.