ryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka proceduar kërkesën për zëvendësim të dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.
Kjo vjen pasi sot ata i dorëzuan në Kuvend mandatet e deputetëve. Në bazë të Kushtetutës, ata duhet të zëvëndësohen po nga pjestarë të minoritetit serb.
Deri para krijimit të Listës Serbe, partitë që ishin në kuvend ishin vazhdimisht lojale ndaj institucioneve të Kosovës, duke mos sabotuar asnjë proces. Prej ardhjes së Listës Serbe, ata e kanë sabotuar dhe kanë bërë përpjekje për shantazh saherë iu është dhënë mundësia, duke keqpërdorur edhe mandatet e falura në emër të diskriminimit pozitiv.