1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

“Vetëm kur të ndodh kjo gjë do të mund të hiqen vizat për kosovarët”

Rekomandime

Kosova ka disa vite që ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Megjithatë kosovarët ende s’mund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen edhe përkundër premtimeve të shumta nga Brukseli. Në kryeqytetin belg kanë filluar diskutimet për këtë temë në kuadër të Grupit Punues për Vizat.

Për herë të parë është diskutuar në muajin shtator, ndërsa një takim është mbajtur edhe të mërkurën e ku diskutimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

- Advertisement -

Në rendin e ditës të diskutimit të Grupit Punues për Vizat ka qenë edhe propozimi i deputetit të Parlamentit Evropian, holandezit Thijs Reuten, për ndryshimin e Rregullores 539/2001 të Këshillit për listimin e vendeve të treta shtetasit e të cilave duhet të kenë vizë kur kalojnë në kufijtë e jashtëm dhe shtetasit që janë të përjashtuar nga një kërkesë e tillë, megjithatë ende s’ka detaje se si kanë rrjedhur diskutimet e djeshme.

Thijs Reuten ka marrë përsipër kërkesën për ndryshimin e një rregulloreje të tillë për rastin e Kosovës

Lidhur me këtë për Gazetën Express ekskluzivisht kanë folur nga zyra e eurodeputetit holandez, Thijs Reuten.

- Advertisement -

Roos Lankhorst, këshilltare politike e eurodeputetit Reuten ka thënë për Gazetën Express se këtë çështje ka qenë duke e shtyrë përpara eurodeputetja Tanja Fajon, megjithatë pas largimit të saj tashmë eurodeputeti Thijs Reuten e ka marrë përgjegjësinë për një gjë të tillë.

“Pasi Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim në vitin 2018, Parlamenti Evropian ka miratuar qëndrimin e njejtë në mars të vitit 2019. Ky është dokumenti që ju po i referoheni. Në atë kohë, Tanja Fajon ka qenë raportuese për këtë temë. Pas largimit të saj nga Brukseli, Thijs Reuten e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë çështje”, ka thënë Lankhorst për Gazetën Express.

- Advertisement -

Ajo tutje ka treguar edhe nyjën e cila duhet të zgjidhet në mënyrë që kosovarëve t’iu jepet liberalizimi i vizave. Siç ka treguar Lankhorst për Express, pas Komisionit dhe Parlamentit Evropian, edhe shtetet anëtare të Këshillit Evropian duhet të miratojnë një qëndrim të përbashkët se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.

Ajo thotë se vetëm pasi të ndodh një gjë e tillë, atëherë Parlamenti Evropian dhe Këshilli mund të negociojnë dhe përfundimisht të vendoset që t’iu lejohet kosovarëve udhëtimi pa viza. Ndërkohë ka treguar se deri më tani dy vendet që po e kundërshtojnë një gjë të tillë janë Franca dhe Holanda.

“Në mënyrë që BE-ja t’ia japë Kosovës liberalizimin e vizave, vendet anëtare evropiane duhet të miratojnë një qëndrim të përbashkët gjithashtu edhe në Këshill. Vetëm kur ata të enë një qëndrim, Parlamenti Evropian dhe Këshilli mund të negociojnë për këtë çështje dhe përfundimisht vendosin të lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza. Deri më tani, disa shtete anëtare – kryesisht Franca dhe Holanda – e kanë bllokuar këtë”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se eurodeputeti Reuten është shumë i zëshëm në shtytjen e Qeverisë Holandeze për të ndryshuar pozicionin e saj për liberalizimin e vizave.

“Duke qenë së Partia Laburiste e Thijs Reuten nuk është në Qeveri, ai është shumë i zëshëm në presionin drejt Qeverisë Holandeze për të ndryshuar pozicionin. Ne jemi në dijeni që kjo është në agjendën e Grupit Punues për Viza, por s’kemi ende ndonjë lajm për rezultatin e këtij diskutimi”, ka thënë Roos Lankhorst.

Nga diskutimet e muajit shtator është bërë e ditur se Franca ka kushtëzuar heqjen e vizave për kosovarët me funksionalizimin e sistemit ETIAS, gjë që ka nxitur shumë reagime. Nga Kosova kanë kërkuar që sistemi ETIAS të mos bëhet kusht dhe që kosovarëve t’iu hiqet regjimi i vizave.

Ndërkohë francezët kanë thënë se Kosova s’do të trajtohet ndryshe nga shtetet të cilat kanë marrë liberalizimin e vizave sëfundi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit