7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ambasda Amerikane rikonfirmon: S’është koha e duhur që ministrat të udhëtojnë për SHBA

Rekomandime

Tre ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu dhe Elbert Krasniqi janë udhëzuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mos udhëtojnë drejt SHBA-së në këtë kohë kur Kosova gjendet në krizë.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ambasada kanë thënë se nuk është koha e përshtatshme që ministra të Qeverisë së Kosovës të udhëtojnë për në SHBA për takime zyrtare.

- Advertisement -

“Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme për ministrat që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare”, thuhet në përgjigjen e amerikanëve.

Amerikanët thonë se situata aktuale është krizë dhe se janë të fokusuar në të.

“Ne jemi në një krizë tani. Ne jemi shumë të fokusuar në këtë krizë; ne besojmë se kjo qeveri është shumë e fokusuar në këtë krizë”, vijon përgjigja.

- Advertisement -

Ndërkohë bëjnë me dije se “nuk shohin ndonjë rrethanë për të cilën do të ishte e vështirë për Qeverinë Amerikane që t’i lëshojë viztë një ministri të Qeverisë së Kosovës”.

Kur e kanë thënë këtë kanë cituar fjalët e ambasadorit amerikan Hovenier i cili ka mbajtur një takim me përfaqësues të medias në Kosovë të mërkurën.

- Advertisement -

“Unë s’mund të flas rreth rasteve specifike të vizave, por s’jam në dijeni për ndonjë rrethanë kur një ministër i Qeverisë së Kosovës nuk do të kualifikohej për punë zyrtare”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit