3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq krenohet që ishte i ministër i Millosheviqit: “Mbrojta vendin tim nga agresorët”

Rekomandime

Në seancën parlamentare ku po raporton për dialogun me Kosovën, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për “tradhtar”, tha se në vitin 1999 gjatë kohës sa Perëndimi e kishte sanksionuar si ministër i propagandës së Millosheviqit, ndjehet krenar.

- Advertisement -

“Në mënyrë që ta shantazhoni dikë, duhet të keni diçka me çka ta shantazhoni. Nuk kam asgjë çfarë të humbas dhe nuk jam i interesuar. Njoh politikanë që janë nën sanksione amerikane dhe britanike dhe i takoj rregullisht. Çfarë pastaj? Epo, unë jam krenar që kam qenë nën sanksione në vitin 1999. Isha fajtor se mbrojta vendin tim dhe që sulmova agresorët”, ka thënë Vuçiq në parlament.

“Ata thonë publikojani edhe njëherë Vuçiqit ato sepse janë informacione të ndjeshme. Ejani tani, publikoni edhe njëherë lajmin se isha nën sanksione, jam i lumtur që isha kundër atyre që kryen agresion mbi vendin tonë. Mendoni se jam inatosur për shkak të kësaj? Çfarë, ma paskan ndaluan të udhëtojë diku?”, tha Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë se Aleksandër Vuçiq shërbeu si ministër i propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit mu në kohën e pushtimit të dhunshëm të Kosovës nga forcat serbe, dhe në kohën e bombardimeve të NATO’s.

- Advertisement -

Vuçiq ishte arkitekti i ligjeve më cenzuruese mediale që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili edhe kishte urdhëruar të gjithë gazetarët ndërkombëtar të dëboheshin nga Kosova dhe Serbia, derisa mediave serbe ua kishte caktuar rreptësishtë mënyrën se si duhej raportuar, përndryshe pasonin burgosjet, eliminimet, dhe dënimet e ashpra në para për mediat që operonin jashtë kornizës së urdhërimeve shtetërore, shkruan Insajderi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit